Lexoni edhe:
Sërish shifër e lartë: 2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
16 mijë e 991 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë derisa 44 mijë e 143 me dozën përforcues.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sërish shifër e lartë: 2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Nga MSH kanë treguar se deri tani me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 802 mijë e 301 persona.
Me një dozë të vaksinës janë të vaksinuar 890 mijë e 840 persona.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
(Kosova Sot Online)