Lexoni edhe:
Institucionet e drejtësisë në Kosovë të mbushura me juristë të kontrabanduar nga universitetet “INDUSTRI” për diploma pavlerë në Bosnjë, Shqipëri dhe Maqedoni!
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin grek Athinën, rreth orës 6:45 së mëngjesit.
Mediet e huaja raportojnë se nga shpërthimi është dëmtuar një bllok banesash dhe vitrinash afro 200 metra larg Tempullit të Lashtë të Zeusit Olimpik, zonë e cila aktualisht është duke u rinovuar.
Një 78-vjeçar mbeti i lënduar rëndë, teksa raportohet se i moshuari ka djegie të rënda në krah dhe në këmbë.
Zjarrfikësit janë duke kërkuar për njerëz të cilët mund të kenë mbetur të bllokuar gjatë shpërthimit nëpër ndërtesa. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, ndërsa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë menjëherë.
(Kosova Sot Online)