“Vëllai më futet natën në krevat, do të bëjë s*ks”- Historia e pazakontë e ish-prostitutës pas daljes nga burgu

  • G.g /
  • 27 January 2022 - 10:59
“Vëllai më futet natën në krevat, do të bëjë s*ks”- Historia e pazakontë e ish-prostitutës pas daljes nga burgu

Ajo ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Kur mbaroi burgun, u kthye në shtëpi. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës.

Duket se për ta mbajtur nën kontroll vajzën, ka shprehur qëndrim pranues edhe e ëma.

Në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo ka vendosur të trokasë në polici me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain.

Historia e pazakontë ka ndodhur nen juridiksionin e komisariatit numër 4, ku hetuesit pasi i kane peshuar mirë faktet dhe provat dhe kane parë kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, kane vendosur mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë.

Djali i denoncuar është i moshës 33 vjeç, thotë dhe si fillim, ai u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë, pasi policia ka kryer verifikime dhe është bindur se ajo po denonconte pas dhunës psikologjike prej tij dhe të ëmës për çdo takim dhe dalje nga shtëpia.

Ajo, sipas policisë është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar nëna e tyre, e cila akuzon të bijën:

“Ti po përpiqesh të na nxjerrësh nga shtëpia e të bësh ç’të duash”, – i ka thënë ajo.

Në rrëfimin e saj pranë komisariatit numër 4 të policisë në Tiranë, 38-vjeçarja ka akuzuar vëllain.

“Kam qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni, – nis rrëfimin ish-prostituta, e cila doli nga burgu 325 në Tiranë dy vite më parë. – Marrëdhëniet në shtëpi nuk i kam aspak të mira, pasi vëllai më ngacmon, vjen e më futet gjatë natës në krevat, më prek ngado e thotë dua të kryer s… me ty. Disa herë ai më thotë që nuk ka të dashur dhe do të kryejë marrëdhënie dhe i kam thënë, ‘që më ke motër, gjej dikë tjetër se je çun Tirane’. Këto veprime i ka kryer edhe në sy të nënës, por ajo ka mbajtur krahun e vëllait”, – tregon ajo.

38-vjeçarja e pyetur nga policia, kujton se ka pasur raste që për të qëndruar në shtëpi, është detyruar të bëjë sikur nuk kupton asgjë, por kjo dëshmi e saj është krejtësisht e pabesueshme, shton policia.

Policia e pyet ish-prostitutën, a ka kryer marrëdhënie apo jo i vëllai me të? Ajo përgjigjet që jo. Por e ëma ka dalë përpara policisë në mbrojtje të djalit të vogël, duke kujtuar se i biri është i rregullt dhe po përpiqet ta vendosë në shina motrën që për të marrë drogë, kanë frikë se mos kthehet sërish në prostitutë.

I vëllai, hedh poshtë gjithçka. “Motra synon të na nxjerrë nga shtëpia e të na çojë në burg kot, sepse do të bëjë çdo ajo. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë. Çdo gjë që thotë motra, është e pavërtetë, ajo vjen e ikën sa herë do dhe në e kritikojmë”, – deklaron i riu.

Policia e pyet nëse është e vërtetë që e ngacmonte prej 8 vitesh të motrën dhe i riu akuzon nga ana e tij: 

E moshuara i kujton policisë, se vajza është përdoruese droge dhe se ata dyshojnë që ajo ka nisur sërish të shesë trupin e saj.

Policia shkruan në dosjen hetimore se intervista e denoncueses u mor në prani të një psikologu, jo për shkak të moshës, por për shkak të mos sqarimit dhe mos përputhjeve të deklaratave të saj.

Psikologia shkruan për 38-vjeçaren se ato çfarë thotë,“nuk kanë koherencë, ajo mendon dhe thotë gjëra që nuk ekzistojnë dhe me shumë mundësi ajo vuan nga depresioni dhe stresi post-traumatik”.

Policia, deklaron se ish-prostituta iu nënshtrua trajtimit nga një psikiatër për të krijuar një kuadër më të qartë të çrregullimit dhe shëndetit mendor. Ndërsa i vëllai dhe e ëma, u referuan në gjendje të lirë për dyshimet e dhunës në familje.

(Kosova Sot Online)