Kjo mace i mbijetoi 30 minutave duke u larë në lavatriçe

  • E. /
  • 28 January 2022 - 10:40
Kjo mace i mbijetoi 30 minutave duke u larë në lavatriçe

Një mace e quajtur Broch kaloi gjysmë ore në një makinë larëse dhe mbijetoi. 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Dnipro në Ukrainë.

Pronarët shpjeguan se maces Brooch normalisht i pëlqen të flejë në lavatriçe, dhe duke qenë se është gri si pjesa e brendshme e makinës, ata nuk e vunë re atë kur ishte ndezur.

Kjo është publikuar në faqen e Facebook-ut të klinikës veterinare lokale “Na Rabochaya”. 

Sipas stafit të klinikës ku u dërgua macja pas ngjarjes, Brooch ishte në lavatriçe për rreth 30 minuta para se pronarët të dëgjonin britmën e tij.

"Imagjinoni tronditjen dhe tmerrin kur kuptoni që macja lahet për kaq shumë kohë. Çuditërisht kur u hap makina, macja doli jashtë dhe u përpoq të fshihej. E kapën, e thanë dhe e çuan menjëherë te veterineri. ”, shtuan ata.

Stafi i klinikës ka deklaruar se gjatë ekzaminimit kanë zbuluar se kafsha kishte temperaturë të ulët dhe fishkëllimë në mushkëri. 

Sytë  nuk ishin mjaftueshëm të hapur për shkak të pluhurit dhe goja i vinte erë të fortë detergjenti.

Veterinerët i dhanë maces terapinë e nevojshme, rezultatet ishin normale dhe shpejt macja shkoi në shtëpi. 

Tani, sipas ekspertëve, kafsha është duke vrapuar në mënyrë aktive, duke kërcyer nëpër shtëpi dhe duke ngrënë.

"Kjo nuk është hera e parë që hasim në një rast të tillë, por Brooch ishte me shumë fat. Jo më kot macet kanë nëntë jetë", shtuan nga klinika veterinare.

Një histori e ngjashme ka ndodhur në vitin 2020 në Australi. Macja i mbijetoi 12 minuta larjes me ujë të ngrohtë dhe detergjentë. 

Nuk ishte e mundur të nxirreshin menjëherë kafshën, sepse makinës iu deshën rreth dy minuta për të kulluar ujin, për të shtrydhur rrobat dhe për të ndaluar larjen.

(Kosova Sot Online)