Konfrontohen protesuesit dhe Policia para ndërtesës së Qeverisë

  • 29 January 2022 - 14:34
Konfrontohen protesuesit dhe Policia para ndërtesës së Qeverisë

Protestuesit dhe Policia janë konfrontuar para objektit të Qeverisë.

Pasi Policia është zhvendosur pak, protestuesit kanë tentuar të vendosen në shakallët e objektit të Qeverisë.

Aktivisti Nol Nushi ka kërkuar që të lirohen shkallët e objektit për të mbajtur një fjalim. Por, një gjë e tillë s’është lejuar dhe ka ardhur deri te konfrontimi.

Protesta po mbahet kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)