
Lexoni edhe:
Zbarkimi i Auditorit të Përgjithshëm do të zbulon mega skandalet e radhës!
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të arrijnë sot në Kosovë.
Lajçak dhe Escobar do të takohen me krerët e Shtetit, ndërkaq temat kyçe të diskutimit do të jenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe dialogu Kosovë-Serbi.
Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, ka deklaruar për Express se takimi i Presidentes Osmani me diplomatët do të mbahet në orën 16:00.
Zbarkimi i Auditorit të Përgjithshëm do të zbulon mega skandalet e radhës!Lexoni edhe:
Ndryshe, pa Kosovës Escobar dhe Lajçak do të shkojnë edhe në Serbi.
Vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Lajçak në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.
Lajçak ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në këtë takim, si dhe në një vizitë të njëjtë në Beograd. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës.
“Ne punojmë shumë ngushtë me administratën e Joe Biden-it. Jemi në kontakte të rregullta dhe të afërta me Gabriel Escobar-in. Kjo do të jetë mundësia e parë për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd bashkë. Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale.”, ka thënë ai.
Edhe Escobar në një intervistë për Reporterin ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen.
“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës”, tha Escobar.
(Kosova Sot Online)