Përleshje masive mes klientëve në restorant për biftekun e fundit

  • E /
  • 02 February 2022 - 08:40
Përleshje masive mes klientëve në restorant për biftekun e fundit

Pamje tronditëse janë regjistruar në një restorant në Pensilvani, kur klientët dhe stafi i tij u përfshinë në një përleshje, pasi kuzhinieri i shërbeu biftekun e fundit në bufe një burri që hyri pa radhë.

Në përleshje u përfshinë më shumë se 40 persona ku u përdorën grushte dhe mjete të forta.

Ngjarja mund të ishte përshkallëzuar më tej, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë dhe ndaloi disa nga personat e përfshirë.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/02/640x360_MP4_7007295402863671296.mp4

(Kosova Sot Online)