Lexoni edhe:
Nënkryetarja e Prishtinës është kushërirë e Rita Orës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dalë sot në konferencë për media.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 14:00.
Nënkryetarja e Prishtinës është kushërirë e Rita OrësLexoni edhe:
“Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për medie, ku do të keni mundësi që të informoheni më shumë për vendimet e fundit të Kryetarit Rama. Konferenca mbahet sot, nga ora 14:00 në sallën e konferencave në objektin e Komunës së vjetër”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nënkrytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës.
Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi se PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun në pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.
Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së.
Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emërojë edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.
Ndërkaq para pak ditësh, kryetari Rama ka prezantuar drejtorët në Komunën e Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK dhe PDK kanë lidhur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)