Ministri publikon pamje të emigrantëve të ngrirë, e akuzon rëndë BE-në(KUJDES, PAMJE TË RËNDA)
Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë tha të mërkurën se trupat e 12 emigrantëve të ngrirë nga acari janë gjetur afër kufirit të Turqisë me Greqinë, duke i akuzuar rojat kufitare greke se i kanë kthyer emigrantët.
Ministri turk, Suleyman Soylu, tha se 12 emigrantët që u gjetën të vdekur ishin pjesë e një grupi prej 22 personave që u kthyen në Turqi nga rojat kufitare greke. Ai shtoi se emigrantët u gjetën afër pikëkalimit kufitar të Ipsala-s “pa këpucë dhe me rroba të hequra”.
Zyrtari i lartë turk nuk dha hollësi të tjera, por paraqiti fotografi të tetë trupave, përfshirë tre që ishin me pantallona të shkurtër dhe bluza me mëngë të shkurtra, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.
“BE-ja është e pashërueshme, e dobët dhe boshe nga ndjenjat njerëzore”, thuhet mes tjerash në postimin e ministrit turk në Twitter.
Paralajmërim: Në fotografitë e mëposhtme ka trupa të pajetë. Nuk preferohet të shikohen nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.
? 02.02.2022
— Süleyman Soylu (@suleymansoylu) February 2, 2022
? Greece Ipsala Border
12 of the 22 migrants pushed back by Greek Border Units, stripped off from their clothes and shoes have frozen to death.
EU is remediless, weak and void of humane feelings.
Greek border units thug against victims, tolerant towards FETO pic.twitter.com/EP1TOqsGCB
(Kosova Sot Online)