Lexoni edhe:
Qeveria e Kosovës emëron bordin e ri të KEK-ut
Deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica – Xhelili, ka tërhequr vërejtje për projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke bërë thirrje që mekanizmi që synohet të krijohet, të mos shfrytëzohet për qëllime jolegjitime.
Kica – Xhelili s’u pajtua me kolegun e saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili tha se nga ky projektligj duhet të frikësohen “ata që kanë vjedh”, pasi tha se hezitimet e deputetëve në komision rreth kësaj çështjeje janë të ligjshme për mënyrën e funksionimit.
Qeveria e Kosovës emëron bordin e ri të KEK-utLexoni edhe:
“Në parim, krejt po e dimë cili është synimi kryesor i këtij projektligji”, theksoi ajo.
“Po duam t’i ndjekim të gjithë ata që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, mirëpo edhe hezitimet tona këtu janë të ligjshme. Dhe natyrisht që unë ndoshta në një pikë s’pajtohem domosdoshmërisht me kolegun tim që duhet të frikësohen veç ata që kanë bërë krime, sepse ke qytetarë të thjeshtë laikë të cilët i frikësohen zbatueshmërisë, jo sepse kanë kryer krime, por sepse nuk po e dinë – as ata nëpunës publik të cilët ndoshta deshte-s’deshte iu ka imbonuar të përfitojnë nga ekonomia joformale dhe diaspora – nuk e kuptojnë zgjerueshmërinë dhe aplikueshmërinë e këtij ligji dhe rrjedhimisht këto sqarime janë të domosdoshme”, shtoi Kica – Xhelili.
Deputetja tha se frika nuk duhet të merret gjithnjë si diçka negative, ndërsa tha se ajo është mënyra e vetme për t’i evituar që në fillim problemet për zbatueshmërinë e këtij ligji.
Kica – Xhelili foli për hipoteza ku një person, pasuria e të cilit mund të jetë duke u hetuar dhe verifikuar, mund t’i bëjë të pasur edhe njerëz të tjerë përreth tij, të cilët nuk mund të ndiqen.
“Mundet me u shfrytëzu nga persona të cilët synojmë t’i ndjekim – mos rastësisht po e gjejnë ndonjë zbrazëti ligjore këtu – duke e fshehur pjesën e fituar më vonë të pasurisë”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)