![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjermania bllokon transmetimin e kanalit shtetëror propagandues rus
![Gjermania bllokon transmetimin e kanalit shtetëror propagandues rus](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/01/auto_gjermania-780x439-1-600x360-11643728726.jpg)
Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka thënë të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT.
Moska, në anën tjetër, është zotuar se do të hakmerret.
Transmetimi i kanalit “RT DE” është ndaluar sepse nuk ka licencë të mjaftueshme për transmetim”, është thënë në deklaratën e rregullatorit.
“Ky hap nuk ka lë zgjidhje tjetër veçse të nisim zbatimin e masave hakmarrëse kundër mediave gjermane të akredituara në Rusi”, ka thënë ministria e Jashtme ruse përmes një deklarat.
Megjithatë, kanali vazhdon të jetë i qasshëm në internet dhe përmes aplikacioneve në telefona mobilë.
Kanali rus ka thënë se transmeton nga Moska dhe ka licencë serbe për transmetim, çka i jep të drejtë për të transmetuar në Gjermani, bazuar në ligjin evropian.
Rregullatori gjerman ka thënë se kanali e ka bazën në Berlin dhe nuk ka “leje legjitime nën ligjin evropian”.
RT DE ka thënë se do të apelojë vendimin në gjykatë.
(Kosova Sot Online)