![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Shtohet interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19
![Shtohet interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/31/auto_VAKSINATTTTT-600x360-11640936671.jpg)
Në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër Covid 19. Në këtë valë të re infektimesh vlerësohet se është rritur edhe interesimi për vaksinim në qendra të vaksinimit.
Përhapja e madhe e Omicron në vendin tonë ka bërë që të rritet interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19, sidomos me dozën e tretë, pohojnë në qendrën kryesore të vaksinimit në Prishtinë.
“Për dozën e tretë qytetarët kanë ardhur në numër të madh”, thanë në këtë qendër.
Qytetarët e vaksinuar thanë se s’kishin telashe gjatë vaksinimit.
Përveç në Prishtinë, interesimin e shtuar e vënë në dukje edhe në qendrën e vaksinimit në Pejë.
(Kosova Sot Online)