Mustafa: Nëse Kurti e Osmani e kundërshtojnë Asociacionin, mos të flenë, ta dërgojnë në Kuvend
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qëndrimi i krerevë të institucioneve kundër Asociacionit të Komunave Serbe nuk mjafton. Ai ka ftuar Kurtin e Osmanin që të veprojnë nëse nuk duan zbatimin e marrëveshjes për krijim të Asociacionit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa Osmani kanë deklaruar se nuk mund të krijohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe monoetnik në Kosovë. Mustafa thotë se Pako e Ahtisaarit e parasheh formimin e tyre dhe ka ftuar Kurtin e Osmanin të veprojnë nëse mendojnë ndryshe dhe ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për votim marrëveshjen.
“Në qoftë se edhe zonja Osmani edhe Kurti janë kategorik kundër, atëherë nuk mund të flenë me këtë qëndrim dhe të mos bëjnë asgjë. Ta qojnë në Kuvend për ratifikim. Ekziston ligji. Asociaoni është bërë pjesë e rendit juridik të Kosovës, ose duhet të mbetet ose të largohet”, tha ai.
Tutje Mustafa shtoi se formimin e Asociacionit nuk e deshi as ai e as ish-Presidenti Hashim Thaçi.
“Nëse kanë qëndrim të tillë duhet të veprojnë. Nuk mund të mbetet si qëndrim në opinion dhe të mos bëhet asgjë. Kurrkush nuk e ka zbuluar Asociacionin. As Hashim Thacin. Mendja e tij nuk i ka thënë vet ta bëjë. As mua. Por dokumenti i Pakos së Ahtisaarit e parasheh. Kushtetuta jonë e parasheh. Asociacionet janë paraparë. Kush, si e parasheh atë lind çështje e interpretimit. SHBA ka thënë se Kosova duhet të jetë shtet e pastaj të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)