Vushtrriasit e shfrytëzuan datën 02.02.2022, sot u kurorëzuan 28 çifte
28 çifte kanë vendosur që të kurorzojnë martesën e tyre sot pranë Zyrës për Kurorëzime në komunën e Vushtrrisë.
Kjo për shkak të datë së veçantë në rendin kalendarik si 02.02.2022.
Për këtë numër ka njoftuar Drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Mlinaku, e cila ka shkruar se pikërisht për këtë ditë të veçantë sot janë kurorzuar 28 qifte të reja në komunën e Vushtrrisë.
“02.02.2022 datë shumë e veçantë të cilet e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre duke thyer keshtu rekordin e vitit 2020!” ka shkruar Mlinaku.
Postimi i plotë:
02.02.2022 datë shumë e veçantë të cilet e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre duke thyer keshtu rekordin e vitit 2020!
Zyrtarja Suzana Sejdiu bëri një punë të mrekullueshme, të palodhshme dhe me plot përgjegjesi!
Drejtoria e Administratës, i uron të gjitha çiftet dhe ju deshiron shëndet, dashuri dhe gjithë të mirat në jetën e tyre të re familjare!
(Kosova Sot Online)