![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Një shqiptar në Belgjikë gjendet i vdekur
![Një shqiptar në Belgjikë gjendet i vdekur](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/15/auto_policia-naten-600x347-1-600x347-11634285834.jpg)
Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qendër të qytetit Roeselare, në Belgjikë.
Personi i vdekur është shtetasi K.T., ndërsa rrethanat në të cilat ai ka vdekur janë të paqarta.
Mediat belge raportojnë se trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.
Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.
“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve.
“Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online)