Lexoni edhe:
Dialog me Serbinë po pa status të shtetit në veri
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar nuk dhanë mesazhe të paparashikuara në vizitën në Beograd, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Por, përveç kërkesës së përsëritur për rifillimin e dialogut, dy diplomatët do të përpiqen ta bindin Vuçiqin që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti para zgjedhjeve në Serbi. Escobar dhe Lajçak po punojnë që takimi të zhvillohet në shkurt ose në fillim të marsit, raporton gazeta serbe, Danas duke u thirrur në një burim nga qarqet diplomatike.
Dialog me Serbinë po pa status të shtetit në veriLexoni edhe:
Siç raporton ky medium, Lajçak dhe Escobar do të përpiqen gjithashtu ta formojnë mekanizmin e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Është ky moment i ri që lidhet më shumë me të dërguarin amerikan Escobar. Kjo ka të bëjë me sanksionet ndaj politikanëve dhe biznesmenëve nga veriu i Kosovës, të cilët janë shtylla kurrizore e Listës Serbe. Pra, duhet të arrihet një marrëveshje për këtë: nëse ata marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Mendoj se rekomandimi do të jetë që të mos jenë më në zgjedhje, as në lista në Serbi, e sidomos nëse ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë”, citon kjo gazetë burimin e saj.
Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë -Serbi kanë mbërritur dje në Beograd pas një vizite treditore në Kosovë.
Emisarët Escobar dhe Lajçak u takuan në Prishtinë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti. I dërguari special i SHBA-së, Escobar, pas takimit me kryeministrin Kurti ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
(Kosova Sot Online)