![](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/03/200x200_Hashim-Thaci-Isa-Mustafa1643871476.jpg)
Lexoni edhe:
“Padi penale për tradhti kombëtare, kundër tandemit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”
Një tjetër shqiptar është gjendur i vdekur në Belgjikë në rrethana shumë të dyshimta. Trupi i tij u gjet në Roeselare, në një pallat në qendër të qytetit. Shërbimet e urgjencës u thirrën në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm, 2 shkurt. Kur shkuan në vendin e ngjarjes ata gjetën trupin e 38-vjeçarit në fund të shkallëve. Fqinjët thanë se dëgjuan një zhurmë gjatë natës. Disa banorë shkuan të shikonin se çfarë kishte ndodhur dhe gjetën trupin e pajetë të një burri në fund të shkallëve.
“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokë,” tha prokurori Tom Janssens.
“Padi penale për tradhti kombëtare, kundër tandemit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”Lexoni edhe:
Ekspertët mjeko-ligjorë po bëjnë ekspertizën e vendit të ngjarjes.
“Ne e konsiderojmë këtë një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit,” tha një nga ekspertët.
Pak ditë më parë, në Antwerp të Belgjikës, u vra 39-vjeçari shqiptar Bledar Muça, mik u fisit Çapja në Elbasan.
(Kosova Sot Online)