Si u ekzekutua Bledar Muça? Hoxha vjen nga Belgjika: Isha në shtëpinë e tij, lidhjet dhe misteri
Ekzekutimi i “krahut të djathtë” të grupit Çapja në Belgjikë, Bledar Muça pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bruksel, Londër dhe Holandë, që i kushtuan disa artikuj për rolin në trafikun e kokainës. Gazetari Artan Hoxha ishte në Belgjikë, në vendin ku u vra Muça në Antwerp. I ftuar në studion e “ABC LIVE”, Hoxha rrëfeu detajet që mësoi nga informacionet në Antwerp.
“Vrasja e Bledar Muçës ka krijuar një problem shumë të madh këtu dhe pastaj atje. Autoritetet po hetonin edhe ngjarjet e mëparshme. Muça u godit pasi parkoi makinën dhe po shkonte në banesë. Dyshimet janë se ishin tre persona. Atentati dyshohet se ishte kryer nga vrasës me pagesë.
Muça nuk kishte qenë problematik aty. Por nuk ishte i panjohur për belgët. Në 2018 Muça kishte pasur një dosje me Florenc Capjan dhe një tjetër person. U larguan. Por u dënuan me 4 muaj burg për një grabitje të thjeshtë. Në xhep në momentin që u vra iu gjet një dokument britanik, më pas një dokument bullgar, por nga gjurmët e gishtave rezultoi se ishte Bledar Muça” tha ai.
Hoxha u ndal edhe te atentati i para 5 muajve që i shpëtoi Muça. “Bledar Muca ishte zhvendosur nga Emiratet e Bashkuara në Belgjikë, në Antwerp ishte ai që merrej me drejtimin e aktivitetit. 5 muajsh më parë iu bë një tjetër atentat, por shpëtoi. Shkova atje dhe shtëpia e të ndjerit ishte përballë stacionit të policisë. Para 5 muajsh autorët i kishin vendosur GPS makinës.
Atje nuk përdornin makina të blinduara. Në rastin e parë autorët kanë marrë vesh lëvizjen, por nuk e kanë parë që zbriti në një distancë të shkurtër, 5 minuta para se makina të shkonte në garazh. Autorët u futën, plagosën drejtuesin, kur panë që nuk ndodhej Muça, morën veturën, brenda saj ndodhej 50 kg kokainë. Kjo histori nuk ishte denoncuar pasi ishte problem për dy palët. Në 22 janar, Bledar Muça ka qenë vetëm” tha ai.
Më tej Hoxha theksoi se dy vrasjet e fundit në Belgjikë vendosën qetësinë në Elbasan. “Në Belgjikë u vranë dy personat kryesorë që ishin financierët e tyre. Pritjen e kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj. Vrasja e Arjan Spahiut dhe Bledar Muçës, dy grupet janë të shkatërruara dhe sfiduara nga kundërshtarët e tyre” tha ai.
Gazetari investigativ tha se në Belgjikë veprojnë disa grupe shqiptare. “Në Belgjikë operojnë grupe nga Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlorë. Aty është porti i dytë më i madh i Europës. Biznesi primar me të cilin mbahen këto biznese është kokaina.
Më pas kemi konflikte që përshkallëzohen në Shqipëri. Bledar Muça është një personazh shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Në momentin që u arrestua Ardjan Muça në Shqipëri dhe nipi i tij në Dubai. Kur do të kryheshin këto arrestime janë larguar Florenc Capja dhe Bledar Muca bashkë me familjet e tyre, shkuan në Stamboll dhe më pas në Dubai” tha ai.
Dje në Belgjikë u gjet i vdekur një tjetër shqiptar. Por ende nuk ka asgjë konkrete për pistën. “Personi që është gjetur në orët e para të mëngjesit i vrarë në Roeselare, Belgjikë është larg Antwerp-it. Viktima, janë dyshime si në rastin e parë, në fillim u tha se ishte britanik.
E kanë gjetur banorët e pallatit që kanë dëgjuar zhurmë. Nuk janë vërejtur plagë plumbi, por frakturë në pjesën e pasme të kokës, që nuk dihet si ka ardhur, aksidentalisht, apo ka qenë nën efektin e alkoolit, apo nëse goditja i është bërë me mjete të forta. Viktima është 38-vjeç” deklaroi Hoxha.
https://www.youtube.com/watch?v=pusG0-BcNUo&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)