Lexoni edhe:
Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë lirimin e masave kundër COVID-19
Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.
Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.
Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë lirimin e masave kundër COVID-19Lexoni edhe:
Masat e rekomanduara do t’i propozohen nesër qeverisë dhe do të hyjnë të shtunën në fuqi.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.
Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00.
Maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme.
Fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR.
Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.
Ministri Latifi tha se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave.
Ndryshe Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për të bërë vlerësimin e situatës epidemiologjikë dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.
Me këtë rast në këtë mbledhje është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00, deri në ora 05:00, siç ishte para disa javëve.
Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.
Aty është rekomanduar që ora policore shtyhet nga 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa Gastronomia është propozuar që të punojë deri në ora 23:00.Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi para gazetarëve.Këto rekomandime pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës më 4 shkurt.
(Kosova Sot Online)