
Lexoni edhe:
“Zbardhen fakte për pronat e bosëve të fondeve të luftës në Shqipëri me emër të Bujar Bukoshit e Xhavit Halitit!”
Një 4-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë ditën e sotme në fshatin Samaticë të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Sipas policisë R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi është shoqëruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
(Kosova Sot Online)