Lexoni edhe:
Të gjitha nismat për ta reformuar sistemin e drejtësisë së deformuar do ta hasin në rezistencën opozitare nga ish pushtetarët e korruptuar
Ambasada e SHBA’së në Beograd pas vizitës që atje kanë zhvilluar Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë dalë me një qëndrim në “twitter” ku konstatojnë se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.
Ambasada e SHBA-së thotë se mbështesin përpjekjet për të marrë masat e duhura dhe për të mundësuar procesin e votimit.
“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’së.
Kosova nuk ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, derisa ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Madje Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë edhe një Rezolutë për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Derisa shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kishte kërkuar lejimin e organizimit të votimit, bazuar në praktikën e kaluar ku OSBE-ja bënte mbledhjen e votave.
(Kosova Sot Online)