“Zoti e dënoftë”, shqiptari i vrau nipin, gjyshja: Le ta rrihte, por pse i mori jetën?

  • E. /
  • 04 February 2022 - 11:56
“Zoti e dënoftë”, shqiptari i vrau nipin, gjyshja: Le ta rrihte, por pse i mori jetën?

Vrasja e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik nga një bandë huliganësh, mes të cilëve ishte edhe një shqiptar 23-vjeç, që është arrestuar ka shkaktuar zemërim të madh në vendin fqinj.

Gjyshja e tij u shpreh se nipin e masakruan vrasësit, të cilët kërkoi që të dënohen maksimalisht, në mënyrë që në të ardhmen të mos qajë një tjetër nënë.

“Këta janë vrasës, një prerje të tillë (i referohet thikës me të cilën u qëllua 19-vjeçari) mund ta bëjë vetëm një kirurg ose vrasës. Le të rrihet, por të shpëtojë, a ishte e nevojshme ta vrisnin?”.

“Zoti e dënoftë, por edhe ta gjejë atë që e nxiti ta vriste. Ai nuk ishte vetëm, ishte një bandë. Të dënohet, që të mos qajë një nënë tjetër. Të jesh tifozë, jo kriminel” tha ajo më tej.

Gjyshja e 19-vjeçares tha se Alkisi shkonte në stadium ndërsa si çdo fëmijë ai ka ekipin e tij. “E varrosëm dhëndrin. Çfarë kënaqësie ndjej nëse kapen? Nuk zbutet dhimbja, por asnjë familje nuk duhet ta përjetojë një gjë të tillë. Le të ndalojnë këto gjëra” , shtoi halla e tij.

(Kosova Sot Online)