Lexoni edhe:
Edhe kjo ndodh në Viti: Një grua rrahë kunatin e saj
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna një zyrtar doganor, ndaj të cilit është në vijim procesi gjyqësor penal në Gjykatën Themelore të Pejës.
Sipas Doganës, provat e administruara janë të qarta për të besuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës
Edhe kjo ndodh në Viti: Një grua rrahë kunatin e sajLexoni edhe:
“Provat e administruara janë të qarta për të besuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik. Dogana e Kosovës është në shërbim të interesit publik dhe zyrtarët janë të trajnuar për të ushtruar detyrat e punës në mënyrë profesionale, duke pasur në konsideratë përgjegjësinë për të përmbushur misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve, ekonomisë dhe përfaqësimit dinjitoz të autoritetit ligjor. Çdo devijim nga kjo do të jetë i dënueshëm pa përjashtim”, ka njoftuar Dogana.
Komunikata e plotë:
Njoftim për largim nga puna
Prishtinë 5 Shkurt, 2022. Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, ndaj të cilit është në vijim procesi gjyqësor penal në Gjykatën Themelore në Pejë. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për Prokurorinë Themelore që është duke bërë ndjekjen dhe për faktin se kanë siguruar provat, te cilat ka administruar Dogana e Kosovës në procedurë administrative.
Provat e administruara janë të qarta për të besuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik. Dogana e Kosovës është në shërbim të interesit publik dhe zyrtarët janë të trajnuar për të ushtruar detyrat e punës në mënyrë profesionale, duke pasur në konsideratë përgjegjësinë për të përmbushur misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve, ekonomisë dhe përfaqësimit dinjitoz të autoritetit ligjor. Çdo devijim nga kjo do të jetë i dënueshëm pa përjashtim.
(Kosova Sot Online)