I dehuri sulmon dy policë në stacionin policor

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 10:58
I dehuri sulmon dy policë në stacionin policor

Një person në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policor në stacionin Policor në lagjen “Kodra e Trimave”.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orë të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 04.02.2022-15:40.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)