![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Po pra, pasojë e Qeverisë Kurti
![USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Po pra, pasojë e Qeverisë Kurti](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/05/auto_850x600_g16440664191644066744.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndihet krenar me punët e qeverisë në fushën e biznesit, pas një postimi të bërë nga administratorja e USAID-it, Samantha Power, e cila e lavdëroi Kosovën në këtë fushë.
Sipas Gërvallës, kjo vjen si rezultat i zgjedhjeve.
“Pasoja e zgjedhejve”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
“Kosova është e hapur për biznes. Vendi ka krijuar një Gjykatë Tregtare të specializuar për të menaxhuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme mosmarrëveshjet e biznesit. Trajtimi i korrupsionit tërheq investitorët ndërkombëtarë dhe përmirëson besimin e sektorit privat në gjyqësor, një lëvizje e madhe përpara”, ka shkruar në Twitter, administratorja e USAID, Samantha Power.
Kosovo is open for business! The country has established a specialized Commercial Court to fairly and impartially manage business disputes. Tackling corruption attracts international investors and improves private-sector trust in the judiciary—a great move forward. pic.twitter.com/1AtORxTOUZ
— Samantha Power (@PowerUSAID) February 4, 2022
(Kosova Sot Online)