Lexoni edhe:
Më ligj të ri kundër financimit të partive politike nga paraja e pistë, mafies, krimit të organizuar dhe haraçit!
Nesër bëhen 23 vjet prej kur nisi Konferenca e Rambujesë që është ngjarja më e rëndësishme e historisë së re politike të Kosovës që shënoi fillimin e procesit të shtetndërtimit.
Por, delegacioni kosovar nuk arriti atje një ditë më herët, ani se ashtu ishte ftuar nga Grupi i Kontaktit.
Anëtarët e delegacionit kosovar nga radhët e UÇK-së nuk ishin të sigurt të shkonin në Aeroportin e Prishtinës, për shkak se pala serbe nuk garantonte siguri për ta me pretekstin se ‘nuk ulen në tavolinë me terroristët’.
Kjo nxiti edhe anëtarët e tjerë të delegacionit kosovar, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, që nuk ishin nga krahu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos donin të merrnin pjesë.
Rexhep Qosja dhe Veton Surroi kishin thënë se nëse nuk lejohen anëtarët e UÇK-së as delegacioni shqiptar nuk do shkojë në Rambuje.
Në Aeroportin e Prishtinës atë ditë ka qëndruar me orë të tëra një avion francez.
Në fund u desh angazhimi i faktorit ndërkombëtar që komplet delegacioni kosovar të arrinte në Rambuje më 6 shkurt.
Më poshtë mund ta ndiqni një kronikë të realizuar nga TV Klan i Shqipërisë pikërisht me datën 5 mars 1999.
(Kosova Sot Online)