Versioni i deputetit të LVV-së për përplasjen e Gashit me Kërçelin: Pati kërcënime të drejtpërdrejta

  • G.g /
  • 07 February 2022 - 13:18
Versioni i deputetit të LVV-së për përplasjen e Gashit me Kërçelin: Pati kërcënime të drejtpërdrejta

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit tha se shkoi për ta paraqitur propozimin e këtij subjekti politik që të rishikohet vendimi për ndarjen e mjeteve për deputetët në lidhje me shpenzimet e tyre për udhëtim.

Në mbledhjen që u ndërpre pas një përplasje të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi me shefin e kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Kërçeli, sipas Rrustemit, pati kërcënime nga Gashi.

Ky ilaç shtëpiak ka të gjitha shanset për të vrarë prostatitin

E dënojmë një sjellje të tillë, shumë të papërgjegjshme, shumë joparlamentare, kërcënime të drejtpërdrejta…”, tha Rrustemi pas mbledhjes.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së

“Siç ju njoftoi kryetari i Kuvendit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi sot për shkak të sjelljes joparlamentare të shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Rrustemi paraprakisht.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit ka pasur tentim për ta sulmuar fizikisht, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se “as nuk e kam prekur me dorë” Kërçelin.

Kërçeli ka shkruar dje në Facebook se një deputet i LDK-së për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate, duke aluduar në Gashin.

Gashi më pas reagoi duke thënë atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte hequr dorë nga kjo pagesë që para 10 vitesh.

(Kosova Sot Online)