Publikohen pamje nga momenti i rrëzimit të F-35 amerikan në aeroplanmbajtëse

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 17:47
Publikohen pamje nga momenti i rrëzimit të F-35 amerikan në aeroplanmbajtëse

Është publikuar videoja e rrjedhur e momentit të rrëzimit të aeroplanit luftarak amerikan F-35C Lightining II që u përplas në kuvertën e aeroplanmbajtëses e marinës amerikane USS Carl Vinson gjatë manovrave në detin kinez muajin e kaluar.

Piloti ishte shpëtuar pasi ishte shkarkuar nga aeroplani që ishte fotografuar duke pluskuar në det pa mbulesën e kabinës.. 7 marinarë ishin plagosur në incidentin e 24 janarit.

Zëdhënësi i flotës së 7 të Marinës Amerikane e ka njoftuar military.com se pamjet e dala në media janë të incidentit të 24 janarit.

Xhirimet e momentit të përplasjes së aterrimit janë kapur nga sistemi i asistencës televizive të pilotit, PLAT, si dhe nga qendra komanduese e fluturimeve në aeroplanmbajtëse.