Shikoni çfarë stuhie e ka përfshirë një pjesë të shtetit
Një zonë e gjerë e Benkovcit në Kroaci u godit nga një stuhi e fortë pak para mesditës së sotme.
Më së keqi ishte një vendbanim i ri në Miranje, ku era barti gjithçka përballë saj.
Një nga banorët tha se stuhia ka ardhur nga deti dhe ka shtyrë kontejnerët e ndërmarrjes komunale, por ka dëmtuar edhe ndërtesa banimi.
“Dëmi është i madh, në vendin tim dhe në pesëmbëdhjetë ndërtesa të tjera. Ngriti përpjetë çati dhe tjegulla”, tha ai për HRT.
(Kosova Sot Online)