KFOR ka një paralajmërim: Nesër mund të dëgjoni shpërthime
Ekipet e KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpërthyese do të kryejnë asgjësimin rutinë të municioneve të vjetruara më 8 shkurt 2022 në një ish gurore në komunën e Drenasit.
KFOR në një postim në Facebook paralajmëron se qytetarët mund të mund të dëgjojnë disa shpërthime mes orës 09:00 të mëngjesit dhe 16:00 pasdite.
“Do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme të sigurisë dhe sigurisë për të parandaluar çdo rrezik për popullatën lokale dhe mjedisin. Kërkojmë që qytetarët të qëndrojë larg zonës përreth gurores për sigurinë tuaj. 9 dhe 10 shkurt janë identifikuar si data alternative për asgjësimin e municioneve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it.
(Kosova Sot Online)