Lexoni edhe:
Kundër krimit të veprohet urgjentisht!
Një aksident ka ndodhur mbrëmë para objektit të Qeverisë në Maqedoni të Veriut, ku kanë qenë të përfshirë edhe dy ministrat shqiptarë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Besimi, i cili ka shkruar se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar rëndë.
Kundër krimit të veprohet urgjentisht!Lexoni edhe:
Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Besimi.
(Kosova Sot Online)