Zemaj: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës i papërballueshëm për qytetarët

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 12:28
Zemaj: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës i papërballueshëm për qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për rritjen e bllokut tarifor në 800 kilovat është i padrejtë.

Zemaj tha se çmimet e reja të energjisë elektrike në Kosovë do të jenë të papërballueshme.

“Sapo u njoftuam opat ë drejtë se vendimi i ZRRE-së është për rritjet të qind për qind të energjisë elektrike në vend dhe kjo do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Kështu që Kuvendit duhet të marr iniciativë, të futet në pjesën e debatit përmbajtjesor dhe të vije me rekomandime të sakta për eliminimin e këtij defekti që po ndodhë dhe i cili ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha”, ka thënë ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë. ZRrE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat.  Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave dhe është miratuar në mënyrë unanime.

(Kosova Sot Online)