Lexoni edhe:
Të pasuruarit me krim organizojnë rezistencë kundër miratimit të ligjit për konfiskim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë një debat dhe të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ndryshimin e vendimit për vendosjen e bllok tarifës prej 800 kilovat.
Ai tha se me këtë vendim ZRRE ka krijuar një realitet të hidhur.
Të pasuruarit me krim organizojnë rezistencë kundër miratimit të ligjit për konfiskim Lexoni edhe:
“Sot ZRRE ka marrë një vendim me të cilin e ka krijuar një vendim me të cilin e ka krijuar një realitet të ri në vendin tonë, një realitet të hidhur dhe një realitet të cilin nuk mundet në asnjë rrethanë që ta përballojë paga e një qytetari të vendit tonë. Kërkojë nga shefat e Grupeve Parlamentare që ta vendosim këtë debat në rend dite këtë çështje dhe ta miratojnë një rezolutë që i bën thirrje ZRRE-së ta anulojë këtë vendim”, tha ai.
Më tutje Tahiri ka kërkuar edhe shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.
“Në fund të këtij debati do të vendosim në votim edhe shkarkimin e Bordit të ZRRE-së. Mendoj që këta njerëz nuk duhet që të qëndrojnë në këto pozita përderisa e kanë sjellë një gjendje të tillë për qytyetarët e tanë”, ka thënë ai.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë. ZRrE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat. Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave dhe është miratuar në mënyrë unanime.
(Kosova Sot Online)