Lexoni edhe:
Abuzimi me paranë publike nga përfaqësuesit e popullit është tradhti ndaj votës!
Ajri në Komunën e Prishtinës po vazhdon të jetë edhe më tej i ndotur.
Nga Ambasada Amerikane në Prishtinë bëhet e ditur se cilësia e ajrit sot është e pashëndetshme.
Abuzimi me paranë publike nga përfaqësuesit e popullit është tradhti ndaj votës!Lexoni edhe:
Sipas parametrave, ndotja e ajrit është në nivelin 145 të parametrave të grimcave PM 2.5.
Niveli 101-150 tregon se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.
“Njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër”, thuhet në uebfaqen e Ambasadës së SHBA’së në Kosovë.
Pulmolog në vend disa herë kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi kur ajri është i ndotur.
(Kosova Sot Online)