Lexoni edhe:
‘Hashim Thaçi duhet të përgjigjet për skandalin me gylenistët’
Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, i ka reaguar ish-kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani, pas intervistës dhënë një mediumi mbi figurën dhe rolin e Xhafer Devës.
Opinionisti Gashi e ka quajtur Hasanin shërbëtor të regjimit kriminal që sundoi Kosovën për 20 vjet që sipas tij Hasani ka gënjyer kur ka deklaruar se Xhafer Deva ka shtyrë përpara agjendën naziste.
‘Hashim Thaçi duhet të përgjigjet për skandalin me gylenistët’Lexoni edhe:
“Shërbëtori i regjimit kriminal që e sundoi kosovën për dy dekada, kryetari i gjykatës kushtetuese nën sundimin e këtij regjimi, e.h., në një intervistë ‘ekskluzive’ paska deklaruar se ”të gjithë autorët e huaj që i zura në gojë (e këtu e përmendë edhe noel malcolm-in), thonë se xhafer deva ka qenë shërbëtor i gjermanëve dhe, pa kompromis, ka shtyrë përpara agjendën naziste”. shërbëtori që pakompromis shtyu përpara agjenda kriminale, e.h., gënjen rrast kur thotë se kështu thotë noel Malcolm”, ka shkruar Gashi.
Tutje studiuesi i Historisë, Shkëlzen Gashi ka cituar historianin e mirënjohur Noel Malcolm mbi veprimtarinë e udhëheqësve nacionalistë shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore.
“Përkundrazi: noel malcolm thotë si vijon:”forca shtysëse e këtyre nuk ishte as simpatia ideologjike për fashizmin ose nazizmin, as ndonjë interes për qëllimet më të gjëra të luftës së fuqive të boshtit, por thjesht dëshira e shumë shqiptarëve për të shfrytëzuar mundësinë e ofruar nga kolapsi i jugosllavisë për të fituar më shumë pushtet mbi territorin e tyre dhe për të përmbysur politikat kolonizuese dhe sllavizuese të dy dekadave të mëparshmeve”. është fort e ultë që ‘mendimet’ tua pa kurrfarë baze me ia mveshë noel malcolm-it”, ka shkruar Gashi.
(Kosova Sot Online)