Rrustemi i VV-së: PSD-ja është irelevante, nuk përfaqëson asgjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi foli për Partinë Social Demokrate që sipas tij është subjekt politik që nuk përfaqëson asgjë.
Siç thotë Rrustemi, PDS-ja ka tendencë për të krijuar një kauzë fiktive politike.
“PSD-ja është një subjekt politik i pavërejtshëm, në kërkim të temave për të rënë në sy, e që unë nuk ia jap fare relevancën në këtë debat.. Secili qytetar e ka të drejtën për të shprehur mendimin e vet edhe përmes protestës, por në rastin konkret është një tendencë për të ndërtuar një kauzë fiktive politike, që nuk ka as mbështetje e as bazë. Protesta.. PSD-ja është irelevante, nuk përfaqëson kë, unë e komentoj dot, nuk përfaqëson asgjë, për të mirën e qytetarëve po angazhohet VV-ja në maksimum”, ka thënë Rrustemi.
(Kosova Sot Online)