Vdes në QKUK një e mitur, familjari i saj thotë se ajo po trajtohej aty qe tri javë

  • E. /
  • 15 February 2022 - 09:06
Vdes në QKUK një e mitur, familjari i saj thotë se ajo po trajtohej aty qe tri javë

Një person ka raportuar në polici se në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur mbesa e tij e mitur, e cila ka qenë duke u trajtuar qe tri javë.

Rasti ka ndodhur paraditen e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Prishtinë, 14.02.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova sot Online)