Lexoni edhe:
‘Dështon PRONTO mafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’
Një fëmijë 10-vjeçar është shpëtuar pasi kaloi tetë orë në mekanizmin shtypës të një kamioni të mbeturinave, në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.
I mituri që u identifikua nga policia si Majed Mubarak Ibrahim ishte duke punuar me një kamion të drejtuar nga Korporata e Pastrimit të Shtetit Khartoum, kur besohet se ai u tërhoq në kamion teksa hodhi disa mbeturina.
‘Dështon PRONTO mafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’Lexoni edhe:
Për momentin ai ndodhet në spital, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij, raporton BBC.
Njerëzit shpërndanë fotografi në rrjete sociale të shpëtimtarëve në punë gjatë natës duke u përpjekur të lironin djalin. Dëshmitarët okularë thanë se një nga pëllëmbët e fëmijës ishte e dukshme dhe e bllokuar në kapakun hidraulik.
(Kosova Sot Online)