Meta uron Kosovën: Mirënjohje përjetë heronjve

  • E. /
  • 17 February 2022 - 10:05
Meta uron Kosovën: Mirënjohje përjetë heronjve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një fotografi të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe heroit Adem Jashari, Meta tha ‘gjithmonë krah njëra-tjetrës’.

Postimi i Metës:

GËZUAR KOSOVË E DASHUR! Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Gjithmonë krah njëra-tjetrës!

(Kosova Sot Online)