Lexoni edhe:
Momenti kur Kurti ua puth duart vajzave të Vjosa Osmanit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka konfirmuar se kjo parti e lëshoi sallën e Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kadrijaj tha se Kurti është dashur t’i urojë ata që kontribuan për pavarësi, dhe jo të lavdëronte punën e Qeverisë në një seancë solemne.
Momenti kur Kurti ua puth duart vajzave të Vjosa OsmanitLexoni edhe:
“Është rregull që për nder të pavarësisë organizohet seancë solemne dhe e tillë duhej të mbahej. Kjo seancë duhej kushtuar të gjithë atyre që kontribuuan që ne sot ta festojmë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Kurti në fjalimin e tij është dashur që t’i falënderojë popullin për gjithë atë që kanë bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Është dashur që t’i falënderojë heronjtë, veteranët, invalidët e luftës që kanë kontribuar shumë dhe t’i drejtohet popullit me mesazhe urimi e jo të jetë një lloj debati për atë se çfarë ka bërë Qeveria, apo nuk ka bërë ”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka thënë se për lëshimin e sallës nuk ka pasur dakordim mes opozitës.
“Asgjë në fjalimin z.Kurti nuk kishte solemnitet, por kishte një fyrje për gjithë ata që nuk mendojnë si z.Kurti. Nuk kemi pasur dakordim opozita sepse po të kishim pasur nuk kishim shkuar fare në seancë solemne. Është turp ajo çfarë ka bërë z.Kurti”, ka thënë ajo.
Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit teksa kryeministri Albin Kurti po e mbante fjalimin e tij me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë ngritur nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.
(Kosova Sot Online)