Ky është muaji i preferuar i kosovarëve për t'i dhënë fund beqarisë

  • E. /
  • 18 February 2022 - 14:20
Ky është muaji i preferuar i kosovarëve për t'i dhënë fund beqarisë

Martesa është fillimi i kapitullit në jetën e një çifti. E kosovarët e kanë një muaj të caktuar gjatë vitit, ku vendosin ta nisin këtë kapitull.

Ani se edhe vitin 2021, Kosova e kaloj nën regjimin e rreptë të masave anti-Covid, kjo nuk i ndaloi ata që ti japin fund beqarisë.

Me ardhjen e mërgimtarëve për pushime, muajt e verës, del të jenë më të preferuarit për ta kryer këtë akt ligjor.

Muaji kampion, për numrin më të madh të kurorëzimeve, del të jetë muaji gusht. Në atë muaj gjatë vitit 2021 u kurorëzuan 2  mijë e 489 çifte, për dallim me muajt e tjerë që mesatarisht numërojnë 1300 deri 1700 kurorëzime.

(Kosova Sot Online)