I fiksuar pas estradës, këto janë këngëtaret serbe me të cilat ishte në lidhje Qazim Osmani
Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane (EUROPOL), të mërkurën ka vënë në pranga Qazim Osmanin dhe vëllezërit e tij.
Vëllezërit Osmani raportohet u kapën në Kroaci.
Në operacion raportohet se morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol.
Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani, i njohur më mirë si Felix nuk është emër i panjohur për mediat në Serbi dhe Kroaci.
Ai duket se ka një pikë të dobët këngëtaret, dhe kishte pasur lidhje me disa emra të njohur të estradës në Serbi e Kroaci.
Është spekuluar se të gjitha këto kanë qenë me Cazimin në ndonjë variant.
Natasha Bekvalc
Gjatë vitit 2011, lidhja e dashurisë mes Qazimit dhe bukuroshes serbe, këngëtares Natasha Bekvalac ishte tema numër një në të gjitha mediat. Çifti është parë duke shijuar një jaht në Kroaci derisa mediat atje raportojnë se biznesmeni shqiptar e ka larë atë me bizhuteri ari dhe diamante.
Në atë kohë qarkullonin histori se as familja nuk i fliste këngëtares serbe, pasi ishte e lidhur me një shqiptar.
Ana Nikoliq
Edhe kjo këngëtare serbe ka qenë edhe në një lidhje të shkurtër me Osmanin, pas së cilës ajo është raportuar se është rrahur nga ish e dashura e tij Manda Popoviq. Kjo çështje kishte përfunduar në gjykatë por gjithçka u qetësua shpejt. Menjëherë pas kësaj dolën mesazhet që Nikoliq i dërgonte Cazimit, ku thuhej se i vinte turp të ishte me të.
Sanja Maletiq
Ndonëse këngëtarja e muzikës popullore serbe Sanja Maletiq kishte dy dekada e martuar, edhe biznesmeni shqiptar ia kishte vënë syrin.
Gjegjësisht, ata të dy janë kapur në një debat të zjarrtë në internet. Ata të dy kishin menduar që lidhja e tyre do të mbetej sekret, ndaj në përputhje me këtë, ata krijuan një plan për të planifikuar ose shpikur ndonjë shfaqje të Sanjës në Kroaci, për t’u parë. Pasi mori vesh për korrespondencën e dashurisë, burri i saj Ljubisha u largua nga shtëpia e përbashkët pas një debati të ashpër.
(Kosova Sot Online)