Harry dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por ka diçka që e frikëson

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 20:16
Harry dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por ka diçka që e frikëson

Duka i Sussexit dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por “nuk ndihet i sigurt”, tha ekipi i tij ligjor në Gjykatën e Lartë në seancën e parë kundër Ministrisë së Brendshme për mbrojtjen e tij nga policia në MB.

Princi Harry ka aplikuar për një rishikim gjyqësor të një vendimi të Home Office për të mos lejuar që ai të paguajë personalisht për mbrojtjen e policisë për veten dhe familjen e tij kur ata janë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai dëshiron të sjellë fëmijët e tij, Archie dhe Lilibet për vizitë, por ai dhe familja e tij “nuk mund të kthehen në shtëpinë e tij, sepse është shumë e rrezikshme”, tha një përfaqësues ligjor për Dukën.

(Kosova Sot Online)