![](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/19/200x200_5C37BC55-3D28-4939-8C00-8B39CB626E83-600x3601645255442.jpeg)
Lexoni edhe:
Vendosje e madhe e helikopterëve rusë pranë Ukrainës
Legjenda e boksit të kategorive të rënda, Vitali Klitschko, që tash është kryetar i Kievit, në një konferencë për shtyp ishte kritik ndaj politikës gjermane për të mos e ndihmuar Ukrainën me armë. Gjermania ka hezituar të dërgojë armë në Ukrainë gjatë krizës me Rusinë, ndonëse e ka përkrahur vazhdimisht atë me mjete financiare. Javë më parë doli lajmi që Gjermania kishte nisur 5 mijë helmeta drejt Ukrainës dhe lajmi u bë cak i talljeve. Këtë të fundit nuk ngurroi ta përmendte as Klitschko para kryediplomates Annalena Baerbock.
Vendosje e madhe e helikopterëve rusë pranë UkrainësLexoni edhe:
“Ne kemi nevojë për armë mbrojtëse…Faleminderit për 5 mijë helmetat, por nuk mjaftojnë”, tha Klitschko para Baerbock.Shteti gjerman është kritikuar shumë për qasjen ndaj krizës së fundit me Ukrainën, duke u cilësuar nga shumë si tepër e butë në raport me Rusinë. Arsyeja kryesore është gypi i gazsjellësit nga Rusia ‘Nord Stream 2’, pa të cilin Gjermania mund të vuajë shumë energjitikisht.
(Kosova Sot Online )
"We need defensive weapons…Thank you for 5,000 helmets, but it's not enough."
— DW Politics (@dw_politics) February 18, 2022
Watch this moment from #MSC2022 – when Kyiv Mayor Vitali Klitschko pressed Germany's foreign minister on Berlin's refusal to supply weapons to Ukraine. pic.twitter.com/DGEMxNa5wP