
Lexoni edhe:
Kapja e Burim Rrecit në aferën e tregtisë me drogë, ja qet faqen e zezë NISMES së Fatmir Limajt!
Emisar Special i BE-së, Miroslav Lajcak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.
Lajcak ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.
“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajcak.
Glad to start my day by meeting with Kosovo’s PM @albinkurti at #MSC2022, where we first met two years ago. We had a detailed and concrete discussion on next steps in the Dialogue on normalisation with Serbia ahead of Tuesday’s meetings with the Chief negotiators of both Parties. pic.twitter.com/hnIWxyhkBS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 19, 2022
(Kosova Sot Online)