Lexoni edhe:
Ministri danez: Burgu i Gjilanit duhet t’i nënshtrohet një sërë rregullimesh
Për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me tumor të kokës.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Ministri danez: Burgu i Gjilanit duhet t’i nënshtrohet një sërë rregullimeshLexoni edhe:
“Shumë shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, ndërsa me instalimin e aparatit të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT), me ç’rast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit”, thuhet në njoftim.
Bashkë me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngrisë në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë.
(Kosova Sot Online)