Bashkim Osmani, kapoja i dashuruar me Mallorca-n, ka edhe gruan pas hekurave

  • 19 February 2022 - 15:18
Bashkim Osmani, kapoja i dashuruar me Mallorca-n, ka edhe gruan pas hekurave

Bashkëshortja e tij dhe vjehrri kanë rënë gjithashtu në pranga dhe ndodhen pas hekurave në Spanjë. Për pak ditë, Bashkim Osmani do tu bashkohet gjithashtu pasi pritet që të ekstradohet drejt Spanjës.

SPANJË– Mediat spanjolle kanë shkruar për vëllezërit Osmani, shqiptarë nga Kosova që kanë përfunduar në pranga pas një hetimi të antimafias italiane. Ata njihen si miliarderë e të dashuruar me Mallorcan, për shkak të invenstimeve që kanë bërë në këtë zonë e pushimet që kalojnë aty. Bashkim Osmani, 50 vjeç, anëtar i një klani me biznese në Gjermani, ku ka vuajtur katër vite burg bashkë me të vëllanë, ka zbarkuar në ishull dy dekada më pare. Ai u martua me një grua gjermane në rezidencën e tij dhe dasmën e bëri mes qindra të ftuarve. Artistë të shumtë, gjerman e shqiptarë, ai i mori me avion për t’i pasur prezent në dasmë.

Madje në një foto ai shihet me aktorët Nick Nolte dhe Til Schweiger në restorantin Ritzi në Puerto Portals. Ky biznes dyshohet se është përdorur për pastrim parash. Bashkëshortja e tij dhe vjehrri kanë rënë gjithashtu në pranga dhe ndodhen pas hekurave në Spanjë. Për pak ditë, Bashkim Osmani do tu bashkohet gjithashtu pasi pritet që të ekstradohet drejt Spanjës.  Osmani kishte bërë edhe investime në kriptomonedha, një sasi e madhe prej të cilav u sekuestruar në kuadër të operacionit “Shqiponja e zezë” që vuri në pranga vetë Osmanin.

Vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani u mposhtën nga operacioni “Shqiponja e zezë”, i ekzekutuar nga komanda e Karabinierëve të Pratos dhe Departamenti i Hetimeve Anti-Mafia i Firences. Operacioni u zhvillua me bashkëpunimin e EUROPOL. Ata sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Europë. Grupi i rrezikshëm kriminal i tipit mafioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë e Kolumbi.

(f.m/dosja.al)

(Kosova Sot Online)