Lexoni edhe:
Po humbet kohë e vlefshme pa lobuar për sigurimin e njohjeve të reja për shtetin
Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj komedianit kosovar, Vedat Bajrami pas një skeqi ku ky i fundit imiton ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ajo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor.
Po humbet kohë e vlefshme pa lobuar për sigurimin e njohjeve të reja për shtetinLexoni edhe:
Ajo shtoi se figurat historike është vështirë të imitohen dhe se duhen shkathtësi të veçanta të cilat thotë se Bajrami nuk i ka.
“As në imitimet e më parshme e hiç se hiç në këtë të fundit, as për së afërmi ske arritur të imitosh Jakup Krasniqin. Kjo sepse babi ka vlera aq të larta njerëzore të cilat për ty e shumëkënd janë të paarritshme, e shumë herë edhe të pabesueshme. Prandaj në çdo imitim të babit ti cdo herë dështon”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo shtoi se ka një milion forma për të treguar mirënjohjen dhe mbështetjen ndaj seciles figurë çlirimtare dhe se ajo video me ato pamje do të duhej të ishin të fundit.
“Ato imazhe janë turpi më i madh që një qytetar i Kosovës mund të bëjë për një njeri që sakrifikoi vitet më të mira të jetës, prandaj për ne është e papranueshme që sot pseudokomedian të tillë nga rehatia e shtëpisë së tyre të thellojnë plagët tona”, ka shkruar ajo.
Krasniqi tha se Bajrami nuk kishte guxim t’i imitonte edhe të tjerët që gjenden me Krasniqin në Hagë.
“Mendoj që arsyeja e vetme pse babi është protagonist i vetëm në atë video është mungesa e guximit për të përfshirë edhe çlirimtarët tjerë, e kjo të bënë shumëfish më të ligë”, shkroi Krasniqi.
(Kosova Sot Online)