Nëna amerikane vret beben e saj, e futi në mikrovalë
Një nënë në SHBA është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau vajzën e saj 1-muajshe duke e futur në mikrovalë.
Ka Yang, 34 vjeç, u gjet fajtore për vrasje të shkallës së parë pasi vajza e saj, Mirabelle Thao-Lo u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre në Sakramento, Kaliforni.
Bebja ishte djegur në 60 përqind të trupit.
Mendohet se bebja ka qendruar në mikrovalë deri në pesë minuta.
Yang, e martuar dhe me tre fëmijë, tha se asaj i shpërtheu kompjuteri, teksa mbante foshnjen e saj në duar.
Por varianti nuk u besua nga policia.
Yang ka pasur probleme në të shkuarën me krizat epileptike.