Çmimi i rrymës në 'hava', por KEK-u 's'mërzitet' (Dokument)
Qytetarët kosovarë tash e disa muaj janë përballur me mungesë të energjisë elektrike. Për më tepër para pak ditësh kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë, të cilat do ta rëndojnë edhe më tepër xhepin e kosovarëve.
Por Korporata Energjetike e Kosovës ani seherë pas here për rënien e blloqeve nga sistemi, po njofton edhe se po furnziohet me pajisje luksoze.
Së fundmi KEK, ka shpenzuar afër 1 mijë euro për blerjen e një laptopi.
Në dokumentin që e ka parë Syri.net Kosova, KEK ka vendosur të shpenzoj gjatë kësaj jave 980 euro, për blerjen e një laptopi.
Perfomancat e laptopit janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, derisa nuk është bërë e ditur se për çfarë arsyje është bërë ky furnizim.
Kontratën e ka fituar kompania 'Data Com" me seli në Prishtinë.
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës:
(Kosova Sot Online)